Federica Mogherini: Nesër do të jem në Prishtinë për të festuar liberalizimin e vizave Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka uruar kosovarët për lajmin pozitivë që ka dhënë sot Komisioni Evropian që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për të lëvizur pa viza në shtetet e Evropës. Ajo ka shkruar në Twitter se është krenare për Kosovën dhe do të vije nesër në Prishtinë për të festuar, raporton Indeksonline. “Jam krenare për propozimin pozitiv për vizat për Kosovë.

27

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka uruar kosovarët për lajmin pozitivë që ka dhënë sot Komisioni Evropian që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për të lëvizur pa viza në shtetet e Evropës.

Ajo ka shkruar në Twitter se është krenare për Kosovën dhe do të vije nesër në Prishtinë për të festuar, raporton Indeksonline.

“Jam krenare për propozimin pozitiv për vizat për Kosovë. Nesër unë do të jem në Prishtinë për të festuar dhe të vazhdojmë të punojmë përpara”, ka shkruar Mogherini.

Në ora 16:00 Mogherini do të mbaj një fjalim në Kuvendit e Kosovës para deputetëve ku edhe dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA e kanë konfirmuar për Indeksonline pjesëmarrjen.

Indeksonline ka raportuar dje se Mogherini do të vije në Prishtinë për t’i uruar kosovarët për rekomandimin lidhur me liberalizimin e vizave.

Burimet e portalit tonë mësojnë se Mogherini do të vije në Kosovë me një aeroplan special, meqë për të enjten nuk kishte linjë të planifikuar të udhëtimit Bruksel-Prishtinë.

Vizita e përfaqësuese së lartë të BE-së në Kosovë bëhet vetëm një ditë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët