Kërcënohet adhuruesi i vogël i Messit, largohet nga Afganistani (Foto – Video)

36

Familja e të riut, Murtaza Ahmadi, i cili fitoi famë në mbarë botën pasi u fotografuar i veshur me një fanellë të Leo Messit, të improvizuar me një qese plastike, ka ikur në Pakistan pas marrjes së kërcënimeve, konfirmon babai i djaloshit për CNN

Familja e 5 vjeçarit nga Afganistani, i cili u bë i famshëm në mbarë botë dhe më pas mori edhe një fanellë sportive të nënshkruar nga ylli i futbollit, Lionel Messi, thotë se janë detyruar të ikin nga ky vend, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme përmes telefonit.

“Kemi marrë 20-30 telefonata kërcënuese se pse unë po e mësoj djalin të luajë futboll e nuk po ia mësoj atij Kur’anin”, ka thënë babai i 5 vjeçarit, Muhammad Arif Ahmadi.

“Kështu që më e mira ishte që të largohemi. Mendova me vete, Afganistani nuk mund ta mbrojë veten, prandaj si mund të më mbrojë mua e fëmijët e mi?”, shtoi babai i 5 vjeçarit. /Express/