Vranësira, shi e diell gjatë ditëve të ardhshme

19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në vend gjatë ditëve të ardhshme deri në fundjavë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.

Ditëve në vijim do të ketë edhe reshje të intensitetit të dobët. Reshjet do të bien në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim, ku intensiteti i tyre do të jetë i ndryshueshëm.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15-19 gradë celsius.

IHMK po ashtu ka njoftuar se sasia e reshjeve nga e hëna deri tani ishte më e lartë në rrafshin e Kosovës me nga 45-50 litra për metër katror, derisa në Dukagjin kjo ishte 30-40 litra për metër katror.