24

Rreth 30 hektarë tokë e punueshme ka mbetur e pambjellë në Komunën e Podujevës në pritje të publikimit të një liste me përfitues të subvencioneve të fidanëve të mjedrës që do t’i shpërndajë institucioni lokal

Këta fidanë, që fermerët janë duke i pritur nuk do të shpërndahen deri në vjeshtë. Fermerët thonë se nuk mund të mbjellin kultura të tjera pranverore në këto ngastra me shpresë se do të jenë ndër përfituesit e këtyre subvencioneve.

Njëri nga këta aplikues, i cili nuk deshi t’i përmendej emri për shkak se sipas tij mund të ndëshkohet me mosdhënie të subvencioneve, ka thënë se Komuna e Podujevës është me një muaj vonesë me shpërndarjen e këtyre fidanëve.

Koha