Kryetari Veliu bëri homazhe te varri i Komandantit Zahir Pajaziti

52

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Orllan.

Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu, bashkë me shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit Komunal, për nder të 5 Majit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, vizituan kompleksin memorial në Orllan ku u bënë homazhe dhe vendosën lule mbi varrin  komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve delegacione nga Komuna e Podujevës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule edhe te varret e dëshmorëve dhe të rënëve të tjerë.