Studimi gjerman lëshon ALARM: Ballkani mund të përfshihet nga përmbytjet, edhe Kosova aty!

27

Instituti Gjerman për Kërkime në Potsdam ka krye një studim në të cilin thuhet se një re voluminoze do të ndalet në Ballkan dhe do të qëndroi tre ditë, e cila edhe do të krijon probleme të shumta.

Sipas studimit, qëndrimi i kësaj reje voluminoze është shkak i mungesës së erërave të cilat do të kishin shtyrë atë për në vende të tjera dhe nuk do të qëndronte në një territor për një kohë të gjatë.

Studimi tregon poashtu, se pasojat e dy viteve më parë ishin katastrofale, sepse në vetëm tre ditë në Serbi ka rënë rreth 200 litra shi për metër katror, e cila stuhi poashtu shkaktoj vërshime të mëdha, por njëjtë ndodhi edhe në Kosovë.

Vendet e rajonit ndër to edhe Serbia konkretisht Shërbimi Meteorologjik atje njoftoj organet kompetente të jenë të gatshme për çdo rast pasi gjendja mund të behët emergjente.

Çdoherë duke ju referuar studimit në fjalë edhe Kosova mund të përfshihet në këtë mes të shirave të pandërprere edhe mund të ketë edhe gjendje emergjente.

Në vendet e rajonit pati përmbytje të shumë hektarëve tokë dhe shumë shtëpive, por ende nuk mund të quhet se gjendja po shkon në atë të jashtëzakonshmen.

Kujtomë, se në Kosovë tash e disa ditë është janë duke vazhduar të reshurat e shiut, por Instituti Meteorologjik nuk ka dalë më ndonjë deklarate konkrete se Kosova do të përfshihet nga shirat e pandërprerë dhe se mund të ketë përmbytje. /Indekosnline/