Ky është parashikimi i motit për fundjavë

32

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri në mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë, me temperatura maksimale mbi 22 gradë Celsius, por me riga të shpeshta shiu.