Largohet nga lokali i uzurpuar bashkëpunëtori i Sami Lushtakut

28

Policia e Kosovës sot ka nisur aksionin për lirimin e ndërmarrjeve të uzurpuara në Prishtinë.  Gazeta “Zëri” merr vesh se tashmë janë mbyllur disa lokale që konsideroheshin si pronë shoqërore e uzurpuar.

Aksioni i policisë ka ndodhur në disa lokalitete të Prishtinës. Në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbyllur një lokal, po inspektorët e policisë kanë mbyllur edhe një shitore në Rrugën “Lah Nimani” tek Qafa.

Policia e ka mbyllur edhe klubin  e natës me emrin “Bab” i cili udhëhiqet nga Rrustem Rukolli, biznesmen nga Skenderaj.

 

 

Përfaqësuesi i pronarit të “Bab Club”, Arianit Koci ka thënë se do të ushtrojë ankesë lidhur me veprimin e gjykatës dhe prokurorisë që të mbyllet lokali, ngase siç ka thënë ai, pjesë e lokalit e cila është mbyllur ndodhët në gjykim që disa vite.

“Kjo pjesë e lokalit në kontest gjyqësor që disa vite. Pra jemi ën gjykim. Mendojë që gjykata dhe prokuroria në mënyrë të pa bazuar kanë gjykuar se lokali duhet të mbyllet. Ne e kemi respektuar urdhrin dhe e kemi liruar këtë pjesë të lokalit. Unë do të ushtrojë ankesë për këtë veprim dhe do vazhdojmë me gjykim”, ka thënë Koci.