Mjet i dyshuar shpërthyes në Podujevë

32

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person gjatë pastrimit të pyllit në Llaushë të Podujevës ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

“Një mashkull ka njoftuar  se gjatë pastrimit të pyllit, kishte vërejtur  një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it  kanë larguar mjetin në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/