Fazliu, ndër të parët që e kuptuan se rruga e vetme për çlirim ishte arma

19

Për Valon Muratin, bashkëluftëtari i tij, Bahri Fazliu ka qenë ndër të paktët që në fillim të viteve ’90-a ishte i bindur se rruga e vetme për çlirim është ajo e luftës së armatosur.

“Jo se ai e donte luftën, por se lufta ishte e domosdoshme nëse ne e donim lirinë. Këtë konstatim dhe besim ai e ktheu në punë konkrete në mobilizimn e popullit rreth luftës së armatosur”, ka thënë Murati, tash ministër i Diasorës, e kryetar i Lëvizjes për Bashkim, teksa ka kujtuar Bahri Fazliun në përvjetorin e rënies së tij.

Bahri Fazliu

Murati ka thënë gjithashtu se Fazliu ishte ndër nismëtaret e LKÇK-së, kryeredaktor i “Çlirimit” dhe ndër vizionarët më të mëdhenj në rrugën për çlirim.

“Rënia e tij në fillimet e kryengritjes së armatosur ishte ndër humbjet më të mëdha të politikës së luftës çlirimtare”, ka thënë Murati, përcjell koha.net. “Mos t’i hyj në hak, por Bahriu ishte edhe poet i mrekullueshëm, instrumentist i jashtëzakonshëm, artist, analist i mprehte, e mbi te gjitha një njeri i madh. Lavdi të qoftë shok i dashtun. Te gjithëve po na mungon sot”, ka shtuar më tej ai.