Shkenca thotë më mirë të të tradhtojnë se të tradhtosh

43

Ndërsa jeni tradhtuar nga partneri juaj, mund të jetë e kuptueshme se sa të vështirë e keni të shihni anët e shndritshme të të gjithë situatës që ngjan e dhimbshme dhe pak poshtëruese, por tani mund të përfitoni nga dijet që keni marrë dhe të ngriheni në këtë fitore morali.

Kërkuesit që ndoqën studimin më të gjatë të realizuar ndonjëherë mbi “Prishjen e marrëdhënieve” zbuloi që gratë që humbnin partnerët e tyre për shkak të një marrëdhënieje me një grua tjetër, mund të jenë më mirë emocionalisht në një kohë të gjatë.

“Teza jonë është që një grua që “humb” partnerin e saj për shkak të një tradhtie do të kalojë në një periudhë zie post-marrëdhënieje, por me kalimin e kohës do të përfitojë inteligjencë më të lartë kur të bëhet fjalë për lidhje dashurore dhe do të ketë aftësi më të mëdha për të “gjurmuar” meshkuj që vlejnë”, tha në një konferencë për shtyp Craig Morris, kërkues dhe një nga autorët e këtij studimi.

“Kjo do të thotë, që në periudhë afatgjatë ajo “fiton”. Por kjo bëhet dhe më mirë:

“Gruaja “tjetër” ndërkohë është në një marrëdhënie me një partner i cili ka një histori mashtrimi dhe jo besnikërie”, shton Morris, shkruan Shije. “Në periudhë afatgjatë, ajo “humb”.

Kjo, për të qenë të sinqertë, është ekzaktësisht ajo që duam të dëgjojmë kur jemi tradhtuar.

“Nëse kemi angazhuar mekanizma për të mbajtur dhe ruajtur marrëdhënien, është mëse logjike që të aktivizojmë mekanizma të tjerë që t’i përgjigjemi fundit të kësaj marrëdhënieje”, tha Morris.

Gratë që janë tradhtuar mund të mësojnë se nuk janë të vetme, që virtualisht gati gjithkush kalon nëpërmjet një mashtrimi dhe që nuk ka asgjë të keqe të kërkosh ndihmë.

Ndërkohë Morris dhe skuadra e tij ka ndër mend të studiojë se si njerëz të moshave, gjinive, seksualitetit dhe niveleve të ndryshme i përjetojnë ndarjet. /Telegrafi/