Vjen një aplikacion që gjen WiFi falas përreth jush

70

Një aplikacion i ri ka dalë për përdoruesit e iPhone dhe Android, i cili ju ndihmon që të gjeni Wirelessët më të mirë falas në zonën ku gjendeni.

Aplikacioni WeFi Pro është i “mbushur” me më shumë se 200 milionë pika të Wirelessit në të gjithë botën, për t’u siguruar që ju kurrë të mos mbetni pa internet.
Aplikacioni jo vetëm që ua tregon vendet e Wirelessëve falas më të mirë, por shfaq edhe vendet më të besueshme për t’u lidhur.

Si rrjeti më i madh në botë i Wirelessëve, sipas krijuesve, ai ka të ruajtur të gjithë lokacionet në bazën e të dhënave të tij, për t’ju siguruar në çdo kohë WiFi.

Ai gjithashtu e ndal WiFi tuaj, kur ai nuk është i nevojshëm, dhe gjithashtu ju tregon se ku mund të keni lidhje më të mirë në atë vend ku gjendeni.

Pra ky aplikacion ju gjen, kur ju keni nevojë, wirelessët falas që gjenden në zonën përreth jush, dhe po ashtu ju tregon rrugën se si të shkoni deri aty, për t’u lidhur me internet.

Kjo gjë që është shumë e mirë në raste kur ju nevojitet shumë interneti, atëherë me këtë aplikacion e gjeni shumë shpejtë ndonjë vend përreth jush me WiFi falas.