Burg prindërve që postojnë foto të fëmijëve në Facebook

39

Ligje të reja mbi privatësinë e fëmijëve do të vihen në zbatim dhe prindërit që kanë postuar foto të fëmijëve e tyre, pa lejen e këtyre të fundit, ku të vegjlit mund të “turpërohen” apo cenohen, mund të gjobiten më mijëra sterlina, por edhe të përfundojnë në burg.

Ky është vendimi i ri i qeverisë franceze, sipas të cilit prindërit mund të përballen me një gjobë deri në 35,000 sterlina nëse do të shpallen fajtorë për thyerje të të drejtave të fëmijëve të tyre.

Në këtë epokë të teknologjisë, nënat mund të postojnë më shumë se 10 foto të bebeve të tyre në një ditë dhe se baballarët e kanë pasion të ndajnë në rrjetet sociale, eksperiencat personale të fëmijëve të tyre. Por tashmë këta prindër duhet ta rimendojnë seriozisht këtë gjë.

“Mendoj se në të ardhmen do të keni një reagim shumë të ashpër nga ana e brezit të ri, të cilët do të kuptojnë që çdo element i jetës së tyre, që nga dita kur kanë lindur është tashme pjesë e mediave sociale”, është shprehur një profesor i Manchester Metropolitan University për “The Guardian”.