Kur do të konfiskohen pronat e Bedri Selmanit dhe vëllait të Rexhep Selimit?

345

Prokuroria e Shtetit ka nisur disa aksione për lirimin e uzurpimeve që kanë ndodhur pasluftës. Në fokus të Prokurorisë kanë qenë vetëm disa prona, por jo edhe ato kryesoret në Prishtinë.

Edhe pse është uzurpuar, prej pasluftës, Prokuroria s’ka shkuar të lirojë Hotel Victory, të udhëhequr prej Bedri Selmanit, dikur zyrtar i lartë i PDK’së.

 

Ndërkohë, në shtator të vitit 2015, koha ditore  kishte raportuar se uzurpatori Bedri Selmani kishte humbur të gjitha betejat për ta mbajtur edhe më tej hotelin “Victory”.

Objekti që e ka adaptuar për hotel është nxjerrë në shitje nëpërmjet procesit të likuidimit.

Selmani është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit, për shkak të mbajtjes në mënyrë të paligjshme të pronës shoqërore që nga viti 1999.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë edhe zëvendësministër dhe këshilltar i Hashim Thaçit, megjithatë po vazhdon të nxjerrë fitime nga ky hotel.

Prokuroria e udhëhequr nga Aleksander Lumezi e ka kursyer edhe kësaj radhe pronarin e jashtëligjshëm të Hotel Victory’n dhe pronat përreth këtij objekti.

Ndërkohë, edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pati kërkuar arrestimin e të gjithë uzurpatorëve, edhe nëse dikush qëllon që të jetë vëllai i Rexhep Selimit.

Ndryshe, Lumezi ka paralajmëruar lirimin e pronave edhe ne Veri te Kosovës