Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme

24

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, ka bërë të ditur IHMK përmes një komunikate për media.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell, vranësira dhe vende-vende me reshje shiu që përcjellën me shkarkime rrufesh”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 18m/s.

koha