Vozitësja e automjeteve të mëdha që s’po mund të gjejë punë (Video)

26

Hava Muhaxheri nga Manastirci i Ferizajt tash e disa vjet posedon patentë shofer për të gjitha kategoritë, njofton Klan Kosova.

E kjo gjë është e rrallë në Kosovë.

Por edhe pse vozitëse e shkathët kjo punë nuk po mund të gjejë, njofton Klan Kosova.

Kudo që po aplikon Hava Muhaxheri po has në kundërshti nga punëdhënësit shkaku i gjinisë.

Se femrat ngasëse të mjeteve të tilla nuk janë fortë të dëshiruara e pranon edhe një pronar i një agjencie autobusësh në Ferizaj.

Pavarësisht aftësive që ka në ngasje të mjeteve të mëdha Hava Muhaxheri nuk duket se shpejt mund të gjejë një vend pune.