Kosovarët pushojnë gati gjysmën e vitit

27

Kosova po feston Ditën e  Evropës. Kjo është vetëm një nga 11 festat zyrtare që janë të sanksionuara me ligjin mbi festat në Kosovë. Rëndom festat e tilla shënohen thjesht me ditë pushimi.

Gjatë vitit, vendi ka 5 festa shtetërore e 6 janë fetare.   Zyrtarisht,  festa nuk ka vetëm në muajt  qershor, korrik,  gusht e nëntor. Por  vendi feston edhe ditë të tjera me rëndësi e që nuk janë në kalendarin zyrtar të festave.

Të tilla janë si ‘Epopeja e UÇK-së’ që mbahet në Prekaz me  5,6, e 7 mars, 11 qershorin, si Dita e Çlirimit të Prishtinës apo ‘28 nëntorin’, Dita e Flamurit, që zyrtarisht njihet si Dita e Shqiptarëve

Me ligj, për secilën festë të shënuar në kalendarin zyrtar të festave, ka pushim. Kështu, me ditë festash, pushimesh vjetore,e fundjava,nga 365 ditët e vitit, kosovarët rrinë rreth 150 ditë.

Përveç kësaj, Ligji për Festat zyrtare thotë se nëse dita e festës i bie të jetë në ditët e fundjavës, dita e parë e javës që vjen konsiderohet  sërish pushim, raporton lajmi.net.

Kosova vitin e fillon duke festuar Vitin e Ri, e vazhdon me Krishtlindjet Ortodokse që janë në janar. Festa në shkurt vazhdon me Ditën e Pavarësisë kurse në mars me Pashkët katolike.

Në muajin  prill festohet Dita e Kushtetutës e në maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, bashkë edhe me Pashkët Ortodokse,raporton lajmi.net.

Në muajin maj festohet dhe Dita e Evropës kurse në muajt korrik e shtator festohet bajrami i madh e Bajrami i Vogël të cilët lëvizin varësisht nga kalendari hënor.

Kështu, viti përfundon me festën e Krishtlindjeve Katolike dhe  të gjitha këto kanë në vetvete nga një e më shumë ditë pushimi./lajminet

Vegëza ku mund të gjendet kalendari zyrtar i festave: https://www.rks-gov.net/sq-AL/vegeza/Pages/FestatZyrtare.aspx