Mihrie Braha: Ja skenari për ndarjen time me Naimin

148

Mihrije Brahja i është rikthyer skenës, me një këngë që ka në qendër dështimin e një dashurie, që vetë ajo kurrë nuk e ka provuar. Në një intervistë për “Bluetooth”, këngëtarja tregon edhe për filimet e historisë me bashkëshortin e saj, duke thënë se ka pasur shumë njerëz të rrethit të saj që kanë dashur t’i ndajnë.

“fillimet  kanë qenë të vështira. Unë dhe Naimi kemi thyer edhe disa tabu. Ne të dy kemi nisur të bashkëjetojmë në 1984 dhe në atë kohë gjërat ishin ndryshe.

Në atë kohë nisën shumë thashetheme, derisa ne të dy ia shpjeguam vetë familjeve tona sesi qëndronte e vërteta.

Pse jo, ka pasur edhe skenar për ndarjen tonë. Njerëz të rrethit tonë kanë thënë që Naimi dhe Mihria duhet të ndahen. Megjithatë të gjitha këto i përkasin të shkuarës tani. Sot ne jemi një familje e lumtur dhe vazhdojmë të duhemi si ditën e parë”, ka thënë ajo.