Lorik Cana, patrioti me tri pasaporta

267

Agjencia e lajmeve “AFP” ka realizuar një intervistë me kapitenin dhe liderin e Shqipërisë, Lorik Cana. “Nëse do të dëshiroja ta shkruaja nuk do të mundja më mirë”, ka thënë Cana për kualifikimin e parë të Shqipërisë në një Kampionat Evropian, shkruan albinfo.ch.

“Qëllimi ishte që gjithmonë të luaj me Shqipërinë në nivele të larta. Është më speciale që do të jetë në Francë, në vendin ku jam rritur dhe ku jeton familja ime”, deklaroi Cana, i cili ka jetuar në Francë në moshën 17-vjeçare.

Në fakt ai ka tri pasaporta, shqiptare, zvicerane ku jetoi dhjetë vjet të fëmijërisë së tij dhe franceze, që e konsideron si shtëpi të dytë.

Por, Cana, i cili është krenar për identitetin e tij shqiptar, asnjëherë nuk kishte dyshime. “Kisha mundësinë të rritem në një familje patriotike, që ka ndikuar shumë në gjuhën dhe kulturën shqiptare”, theksoi ai.

Si disa lojtarë tjerë të Zvicrës, së bashku me Frederik Veselin, Berat Gjimshitin dhe Amir Rrahmanin, familja e Canës ishte shpërngulë nga Prishtina, atëherë pjesë e Jugosllavisë, derisa tashmë kryeqytet i Kosovës. Familja e Canës ishin shpërngulë në Zvicër më 1990 para se të ndaj Jugosllavia.

Shqipëria ka më shumë lojtarë që kanë lindur jashtë se brenda. Por, kjo është një simbol kombëtar, shton Cana.

Ai ka 90 paraqitje me Shqipërinë, rekord, derisa ka luajtur mbi 200 ndeshje në Francë me tri klube të ndryshme, Angli, Turqi dhe Itali. “Ai është më shumë se një lojtar, ai është zemra e ekipit, ‘bosi’ në dhomat e zhveshjes”, thotë trajneri Gianni De Biasi, i cili zbulon se Cana i ka ndihmuar shumë me gjuhën italiane, duke u bërë përkthyes për ekipin.

Pasi Cana tërhoqi interesimin e PSG-së, familja e tij u shpërngul në Francë, dhe pas shtatë vjetësh luajti edhe në ekipin e parë më 2002, për të kaluar më pas në Marseille, ku u bë kapiten. Një vit kaloi në Sunderland dhe u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në Premierligë, para se t’i bashkohet Galatasarayt në Turqi, e më pas te Lazio në Itali. Në vitin 2015 u kthye në Francë, por kësaj radhe te Nantes.

Dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për Canën në Kampionatin Evropian. Shqipëria do të debutojë ndaj Zvicrës, saktësisht 13 vjet pas debutimit me kombëtare. Ai do të luajë kundër disa futbollistë shqiptarë që luajnë për Zvicrën, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami. Më pas është ndeshja ndaj Francës më 15 qershor, në stadiumin “Veledrome”, ku ai luajti katër vjet dhe ku jeton familja e tij. “Kthimi në ‘Veledrome’ është shumë i bukur dhe një kthesë e fatit”, tha Cana për “AFP”

– See more at: http://www.albinfo.ch/lorik-cana-patrioti-me-tri-pasaporta/#sthash.WZKIJUSv.dpuf