PODUJEVË: Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe hapësira publike ,dënohet me gjobë deri 50 euro

168

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët e komunës se Podujevës, te cilët janë të pakujdesshëm në ruajtjen e ambientit ,dhe  hedhin mbeturina te ndryshme  në  ambientet e qytetit do të gjobitën. Kjo është   rezultatit I fillimit te zbatimit te udhëzimit administrativë të Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor edhe ne Podujevë, e që ka të bëj me ruajtjen e ambientit . Florie Besholli, drejtoreshe e Drjetorisë përt inspeksion ne Qeverin Lokale ,tha  për radio vizionise të gjithë ata që hudhin mbeturina në rrugë dhe në hapësira tjera publike do të shqiptohen gjobë .Kështu  15 euro, gjobë është dënimi për personat të cilët hedhin cigare në rruge ose ne sipërfaqe publike , pastaj 10 euro është vlera e dënimit për personat që hedhin ambalazhe në rrugë , 25 euro dënimi për hedhje te mbeturinave komunale jashtë kontejnerit ,  50 euro dënim për personin qe hedh çfarëdo lloj mbeturine nga ballkoni etj. Gjoba mandatorë sipas zonjës  Besholli  ,shqiptohet brenda 7 ditëve dhe nëse nuk paguhet gjoba lënda e personit dërgohet ne gjyq për procedura te mëtutjeshme.