Ekskluzive, Shqipëria ua dërgon ftesat lojtarëve për EURO 2016, kjo është lista e kuqezinjve

302

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë për herë të parë në kampionatin evropian.

Shqipëria do të jetë në grupin A së bashku me Francë, Zvicrën dhe Rumanin një grup që shihet si më i vështiri.

Ndërkohë disa Kombëtare kanë zbuluar listat e tyre të lojtarëve që do të marrin pjesë në kampionatin evropian.

Burime të Telegrafit të afërta me futbollistët e Kombëtares shqiptare, kanë konfirmuar se ata kanë marrë ftesat tanimë nga FSHF për EURO 2016.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ende nuk e ka zbuluar listën por duket se ai ka vendosur për lojtarët që do t’i marrë me vete.

Burime të Telegrafit kanë bërë me dije se fillimisht do të grumbullohen 26 futbollistë, pastaj do të largohet tre prej tyre.

Kjo pritet të jetë lista e gjerë e Kombëtares shqiptare për EURO 2016:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Amir Rrahmani, Ansi Agolli, Naser Aliji, Federik Veseli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Herolind Shala, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Ergys Kace.

Sulmues: Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Bekim Balaj.

 

/Telegrafi/