Kafe apo çaj, çka duhet të pini?

82

Disa njerëz janë të bindur se ata nuk mund të kthjellen pa konsumuar një filxhan kafe, ndërsa të tjerë preferojnë për të pirë çaj në mëngjes. Edhe pse ka një numër të diskutimeve në temën rreth asaj se çka është më e shëndetshme, kjo çështje ende mbetet e hapur. Megjithatë, në këtë diskutim, nuk ka fitues, pasi edhe çaji dhe kafeja janë të shëndetshme në mënyrën e vet.

– Kafeja: Disa studime shkencore kanë zbuluar se kafeja ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të cermës në meshkuj më të vjetër se 40 vjet. Përveç kësaj, njerëzit që pinë shumë kafe përballen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Në qoftë se pini kafe për një periudhë më të gjatë kohore, mund të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kurse shumë shkencëtarë besojnë se disa kemikale të përfshira në kafe mund të përdoren për të krijuar ilaçe të reja në trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe pagjumësisë. Kafeja mbron mëlçinë, sidomos nga kanceri, si dhe përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe shpejtësinë e reagimit. Megjithatë, kafeja ka edhe anët negative të saj. Disa studime kanë treguar se disa komponentë të kafesë mund të rrisin nivelet e kolesterolit, kurse në më shumë se 1.000 kimikate që janë gjetur në kafe të pjekur, 19 sosh janë kancerogjene. Kafeja ngjyros dhëmbët tuaj por edhe redukton rrjedhjen e gjakut në zemër.

Çaji: Studimet kanë treguar se çaji e zvogëlon rrezikun e kancerit të vezorëve te gratë me 60 për qind. Përveç kësaj, çaji mund të parandalojë zhvillimin e diabetit tip 1, parandalon ftohjet dhe gripet si dhe ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve. Por, si me kafe ashtu edhe me çaj nuk duhet ta teproni pasi që kjo e dëmton shëndetin.