Shqipëria nuk arrin finalen e Eurovisionit

101

Shqipëria nuk është futur në mesin e dhjetë shteteve që kanë siguruar finalen e Eurovisionit 2016 nga gjysmëfinalja e dytë.

Eneda Tarifa me “Fairytale” nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u paraqitur edhe në finalen e madhe të Stokholmit që zhvillohet të shtunën.

Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Serbia, Polonia, Izraeli, Lituania dhe Belgjika janë shtetet që kaluan në finale nga kjo gjysmëfinale.

Suksesi më i madh i Shqipërisë vazhdon të mbetet paraqitja e Rona Nishliut që zuri pozitën e pestë më 2012.

të.