Termini për vizë në ambasadën gjermane kushton 200 euro (Video)

490

Pakkush ka mundësi të aplikojë për një termin vize në ambasadën gjermane, sikur thuhet. As studentët që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, çdo të mërkurë nga ora 09:00, nuk po ia dalin.

Ferdane Rexhepi ka një muaj që po tenton ta rezervojë një termin. Përvojë të ngjashme ka edhe vëllai i saj Remziu, i cili ka tentuar të bëjë diçka të ngjashme edhe në ditë tjera.

Dikush po i zë ato orare, sa hap e mbyll sytë.

Aplikimin online po e bllokojnë kompani të krijuara enkas për “caktimin e termineve”.

Të tilla mund të gjenden në Facebok, por edhe në platformat e shitblerjeve.

Klan Kosova, ra në kontakt me njërin nga personat që merren me kësi punësh. Personi, emrin e të cilit e ka redaksia, tha që askush nuk mund të caktojë termin të lirë para 21 qershorit.

Ky person po pretendon se ka familjarë që punojnë në ambasadën gjermane.

E për ta caktuar terminin duhet paguar deri në 250 euro.

gazetaekpres