Ja çfarë shkruhet në flamurin e FIFA-s që Infantino ia dhuroi Fadil Vokrrit (Foto)

51

Fadil Vokrri në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar se çfarë shkruan në flamurin e FIFA-s që ia dhuroi Gianni Infantino pas pranimit të Kosovës në këtë organizatë të madhe të futbollit.

Kosova u bë anëtarja e 210 e FIFA-s, duke u votuar nga 141 shtete anëtare në Kongresin e mbajtur në Meksikë.

Në flamurin e dhuruar nga Infantino për Vokrrin, i urohet mirëseardhje Federatës së Kosovës në FIFA, si anëtarja e 210./