Kosova gjendet në këtë grup në kualifikimet për Kupën e Botës (Foto)

390

Portali kroat “Index” ka dhënë lajmin e pranimit të Kosovës në FIFA gjatë Kongresit të 66’të në Meksikë

Kroatët presin që Kosova të luaj me Kroacinë në grupin I për kualifikimet e Kampionati Botëror Rusi 2018.

“Kosova dhe Gjibraltari do të marrin pjesë në eliminatore dhe pritet që Kosova të jetë në një grup me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën”, shkruan “Index”.

Kosova e Gjibraltari do të vendosen në njërën prej grupeve, H dhe I. Por, duket se Kosova përfundimisht do të jetë pjesë e Grupit I. Kjo për shkak se në grupin H gjendet Bosnja Hercegovina, shtet ky me të cilin FIFA nuk do të lejojë Kosovën të përballet. /Express/