Kryetari i FIFA’s tallet me Serbinë (Video)

49

Gianni Infantino ka reaguar fuqishëm ndaj kundërshtimeve serbe për pranimin e Kosovës në FIFA

Kreu i FIFA’s, Gianni Infantino, i ka thënë përfaqësuesit të Serbisë që tashmë gjithçka ka marrë fund.

“I nderuar përfaqësues i Federatës së Serbisë, kongresi i FIFA’s vendos, jo ju. Të gjithë kanë të drejtë të luajnë futboll”, ka deklaruar Infantino.

Kosova u pranua si anëtare e 210 e FIFA’s duke marrë 141 vota, derisa 23 shtete ishin kundër.