LIVE/HISTORIKE 2: KOSOVA pranohet në FIFA, i lejohet pjesëmarrja në kualifikimet për botërorin e Rusisë (Video/Foto)

41

Kosova është anëtarja e 210-të e FIFA. Kongresi i kësaj organizate ka votuar për pranimin e Kosovës.

Ishin 160 shtete që votuan për pranimin e Kosovës. Anëtar i FIFA-s është bërë edhe Gjibraltari.

Kosovës dhe Gjibraltarit i lejohet pjesëmarrja në kualifikimet për botërorin e Rusisë që mbahet në vitin 2018, dhe tani UEFA do të vendos se në cilin grup do të vendosen këto dy kombëtare.

Pranimi në FIFA për Kosovën vjen 10 ditë pas pranimit në UEFA, në Kongresin e Budapestit.

(20:43) Pala serbe: Ashtu siç është pritur, përfaqësuesi i Serbisë i ka kërkuar Kongresit të FIFA-s të mos e pranojë Kosovën, duke dhënë arsyet e njëjta sikurse bënë në UEFA.

(20:36) Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i është drejtuar Kongresit të FIFA-s, duke rrëfyer historikun e futbollit të Kosovës, dhe natyrisht duke kërkuar pranimin e Kosovës në FIFA.

“Të nderuar, së pari dua të falënderoj këshillin e FIFA-s, që i ka rekomanduar kongresit pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ajo që të marrë pjesë në kualifikime në Kampionatin Botëror”, ka deklaruar Vokrri.