KOSOVA NË FIFA, ZVICRA DEKLAROHET PËR SHAQIRIN E XHAKËN

47

Siç edhe është pritur, pas pranimit të Kosovës në FIFA, në Zvicër ka nisur debati për fatin e lojtarëve me prejardhje shqiptare që luajnë për kombëtaren zvicerane.

Federata Zvicerane e Futbollit, mbrëmë ka lëshuar një komunikatë për media, thekson se pas pranimit të Kosovës në UEFA, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Ndërkaq, SFV konstaton se dispozitat e FIFA-s për sa i përket të drejtës së lojtarëve për të luajtur për ekipet kombëtare nuk janë diskutuar fare në kongresin e FIFA-s.

“Ato nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s. Për këtë arsye ne konsiderojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar një ndeshje zyrtare të kombëtares sonë, nuk kanë mundësi të luajnë ndonjëherë për Kosovën”, ka theksuar Peter Gilleron.

Por, edhe përkundër këtij deklarimi, Federata Zvicerane e Futbollit nuk është aq e sigurt se nuk do të ketë ikje të lojtarëve.

Robert Breiter, drejtor i departamentit ligjor në SFV, ka theksuar se në qoftë se një lojtar kërkon të ndërrojë Kombëtaren, për një kërkesë të tillë do të duhej të merrte vendim komisioni përkatës i FIFA-s.

Sipas tij, nuk ka indikacione se ndonjë lojtar aktual i kombëtares zvicerane të ketë shprehur dëshirën për të ndërruar Kombëtaren