SHUMË QYTATARË JANË NISUR PËR TË PROTESTUAR NË PRISHTINË

18

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, protestojnë sot kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta pritet të mbahet nga ora 14 në sheshin e Prishtinës dhe raportohet se janë nisur mijra qytetarë nga gjithë vendi në drejtim të Prishtinës.

Aleanca në Gjakovë, bashkë me kolegët nga opozita, tashmë gati për t’i nisur për Prishtinë 30 autobusë, 8 minibusë, 14 kombibusë dhe 684 vetura me qytetarë të Komunës së Gjakovës.

Nisja e organizuar është bërë nga secili fshat i Komunës së Gjakovës, si dhe nga qyteti.

Sipas zyrtarëve të kësaj dege të AAK-së, janë mbi 5000 qytetarë të Komunës së Gjakovës që janë nisur për në protestën e Opozitës në Prishtinë.

Qytetarët e komunës së Gjakovës, sipas tyre janë bashkuar fuqishëm në kundërshtimin e qeverisë antikushtetuese.

Katërmbëdhjetë autobusë dhe rreth 600 vetura të mbushura me protestues janë nisur nga qyteti i Pejës drejt Prishtinës.

Naim Sahiti, zyrtar i AAK-së në Pejë, tha për KALLXO.com se mjetet janë nisur nga fshatrat dhe qyteti i Pejës ndërsa për veturat private organizatorët kanë garantuar furnizim me karburante.

Protesta e dy partive opozitare AAK dhe Nisma është paralajmëruar të mbahet në shesin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.

Protestues nga komuna të ndryshme të Kosovës janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e sotme të dy partive opozitare.

Zeqë Malaj, kryetar i Këshillit Organizativ të protestës për Deçan, ka thënë se 46 autobusë me protestues janë nisur nga kjo komunë në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe NISMA kundër qeverisë së Kosovës.

Gazetari i KALLXO.com raporton se nga Deçani janë nisur edhe dhjetëra vetura.

Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.

Protestues të shumtë janë nisur edhe nga qytetet tjera të Kosovës. Protesta pritet të jetë e qetë.

Këtë protestë po e organizon AAK dhe NISMA. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje që kishte nisur protestat kundër Asociacionit, sot nuk proteston. Madje, është shprehur kundër kësaj proteste.

Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.