A e dini nga sa para marrin Gena e Shpati vetëm për një natë?

106

Gena Lito dhe Shpat Kasapi janë dy artristët që kanë marrë të njëtën ftesë për koncertin e 6 Majit 2016, që mbahej në New York.

Të dy artistët kanë njoftuar fansat për këtë koncert të titulluar “Mbrëmje pranverore në New York”, i organizuar nga shoqata “Rinia Shqiptare” atje. Bashkë me ta ishte edhe Blerina Braka, ndërkohë që i kanë bërë promovimin e tyre në rrjetet sociale për këtë koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po sa u paguan ata për të njëjtën natë, dhe pse u diferencuan dy këngëtarët, të cilët njihen njësoj në muzikë edhe në diasporë? Sipas burimeve tona brenda stafit organizues, Gena u pagua 4000 dollarë ndërsa Shpati vetëm 3000 dollarë. Vetë organizatorët e kanë përshkruar si një mbrëmje pranverore në “New York City” me më të mirët, sa u përket emrave të këngëtarëve.