Ekskluzive: Kjo është lista e Shqipërisë për EURO 2016 (Foto)

223

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë për herë të parë në kampionatin evropian ‘Francë 2016’.

Siç ka njoftuar Telegrafi ditë më parë, Federata shqiptare e futbollit i ka dërguar ftesat tek lojtarët dhe disa nga to vetëm i ka siguruar redaksia jonë.

Trajneri De Biasi ka ndarë mendjen dhe ka ftuar 23 futbollistë, ndërsa Telegrafi ka mësuar listën e 23 lojtarëve që do të na bëjnë krenar në Francë.

Për pozitën e portierit do të jenë tre, Etrit Berisha, dhe dy nga kampionati shqiptar, Alban Hoxha dhe Orges Shehi.

Ndërsa në mbrojtje, De Biasi ka grumbulluar shtatë futbollistë, Elseid Hysaj e Andi Lila për krahun e djathtë, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Berat Gjimshiti e Arlind Ajeti për qendër të mbrojtjes si dhe Ansi Agolli për pozitën e majtë.

Mesfusha është reparti më i fortë i Shqipërisë, me lojtarë fantastik si Amir Abrashi, Taulant Xhaka e Herolind Shala që kanë më së shumti minuta të luajtura këtë vit, ndërsa në këtë repart janë grumbulluar edhe Migjen Basha, Ergys Kace, Burim Kukeli, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani e Shkëlzen Gashi.

Në sulm do të jenë vetëm tre lojtarë, ata janë: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.

Ndërkohë jashtë kësaj liste kanë mbetur, Amir Rrahani, Milot Rashica, Valdet Rama, Alban Meha, Naser Aliji dhe Federik Veseli. Kujtojmë që përpos 23 lojtarëve të grumbulluar edhe tre të tjerë do t’i bashkohen Shqipërisë në listën rezervë. /Telegrafi/

Lista e Shqipërisë për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kace, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.