Kusht shtesë për regjistrimin e veturave

25

Të gjithë ngasësit që do t’i regjistrojnë makinat e tyre që prej tash e 6 muaj në vazhdim, do të kenë edhe një obligim shtesë.

Shoferët obligohen që gjatë kontrollimit teknik të masin edhe lirimin e gazrave, përndryshe, nuk mund ta bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre

Këtë nuk e ka pritur mirë Sead Jusuf, i cili thotë se nuk ka llogari të mbajë veturë të prodhimit të fundit.

Udhëzimi administrativ për normat e lejuara ka hyrë në fuqi këtë muaj dhe është në fazën eksperimentale dhe pas 6 muajsh pritet të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Qëllimi i këtij udhëzimi është parandalimi dhe zvogëlimi i lirimit të gazrave të dëmshme në ajër nga burimet e lëvizshme.

Në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë thonë se zbatimi i këtij udhëzimi është shoqëruar me shumë vonesa. KTV