Rrotullohet barka në liqenin e Batllavës, lëndohen dy vajza

267

Dy vajza kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës si pasojë e zhytjes në liqenin e Batllavës nga një barkë ku ishin duke u argëtuar me katër persona të tjerë.

“Në orën 13:55 Policia ka marrë një informatë se dy vajza kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencë në Podujevë, ku sipas tyre ato  janë zhytyr në liqenin e Batllavës nga një barkë, ku policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave fillestare për veç dy vajzave që kanë kërkuar tretman mjekësor të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Daut Hoxha për Express.

Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit, tha më tej Hoxha.

 

/GazetaExpress/.