De Biasi gëzon Kombëtaren shqiptare

156

Gianni De Biasi ka insistuar se është i fokusuar te Kombëtarja shqiptare, dhe jo te përfaqësuesja e Italisë

Gianni De Biasi konfirmoi edhe një herë se dëshiron ta respektojë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe se për momentin është i fokusuar vetëm te Euro 2016.

I ftuar në emisionin sportiv Domenica Sportiva, De Biasi i la të hapura zhvillimet e reja vetëm pas përfundimit Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë,

“Duhet t’u besojmë mediave, sidomos në çështjet e merkatos. Gjithmonë u paraprijnë lëvizjeve të mundshme. Fakti që më afrojnë me kombëtaren italiane është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua”, ka deklaruar ai.

“Kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe dua ta respektoj atë. Tani jam i fokusuar 150% te finalet e Europianit, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar italiani. /Express/