Lunacek sot vjen në Kosovë

28

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, do të vizitojë sot Kosovën.

Lajmin për vizitën e saj e ka konfirmuar Zyra e BE-së në Kosovë, duke njoftuar se Lunacek do të mbajë një konferencë për media në orët e pasdites.

Lunacek është nënkryetare e Parlamentit Evropian, organ ky i cili do të vendosë në muajt e ardhshëm lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave për Kosovën.