Parlamenti Europian: Ratifikimi i demarkacionit, kusht për vizat

40

Në Kosovës po qëndron një delegacion i Parlamentit Evropian të kryesuar nga Tonino Picula.

Picula në takimin që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçin ka deklaruar se Kosova ka arritur disa suksese të mëdh në muajt e fundit. Sipas tij Parlamenti Evropian do ta mbështes Kosovën ende në proceset euroatlantike.

Picula në këtë takim pohoi se është i informuar në lidhje me situatën e dialogut me Beogradin si dhe problemet aktuale.

 

Ai ndër të tjera tha se Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kush për liberalizimin e vizave, shkruan zeri.info

“ Përveç kësaj ne kemi marrë informacione rreth situatës së dialogut me Beogradin dhe problemet aktuale. Poashtu demarkacionin me Malin e Zi cili është kusht për liberalizimin e vizave. E urojmë Kosovën për dy javë të suksesshme, si UEFA, FIFA, Rekomandimi pozitiv dhe poashtu marrëveshja e MSA-s do të përmisojë jetën e qytetarëve. Ne do të diskutojmë edhe me opozitën sot dhe kjo do të ndihmojë në dialogun tonë. Ndërsa nesër do të përqendrohemi në rekomandime të përbashkëta. Do të jetë një sukses i punës tonë të përbashkët. Jemi të gatshëm për të marrë disa kritika”, ka thënë Picula para gazetarëve.