Sevdai Radogoshi: Motra ime nuk është mirë psiqikisht

136

Floranda Radogoshi, motra e humortistit Sevdai Radogoshi, të enjtën ka denoncuar në polici këtë të fundit për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Me këtë rast Qumili ishte shoqëruar në polici nën dyshimin për veprën penale lëndim I lehtë trupor të kryer ndaj motrës së tij.

Mirëpo më vonë humoristi nga Gjakova ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në facebook, duke e mohuar një gjë të tillë, shkruan Kolona.al

 

“Është e vërtet se Floranta Radogoshi është motra ime e vogël. Floranta I ka dy fëmijë të rritur dhe është e divorcuar, për fat të keq. Ajo punon ne ambulanten e qytetit gjatë vikendeve si infermiere. Ne këto 2 vitet e fundit ajo jeton me nënën tonë 86vjeqare e cila gëzon pension të mirë Suedez dhe te Kosovës. Arsyeja ekonomike ka qenë shkaku qe nëna të jetojë bashkë me të qe t’i del në ndihmë Florantes.

Nuk është aspak e vërtet se kjo mos marrëveshje ka ndodh për shkak te hises së shtëpisë siç kanë shkruar portalet. Vëllezërit e tjerë jetojnë në Suedi dhe gëzojnë një jetë të mirë ekonomike. Fatmirësisht të gjithë kemi shtëpitë tona. Unë kam punuar dhe me mundin tim gëzoj pasurinë dhe 3 shtëpitë e mia, nuk më nevojitet edhe një. Prandaj ne vëllezërit kemi vendosur para 2 viteve qe Floranta te rrijë aty, meqë nuk kishte se ku të rrinte. Tani ajo bën presion që shtëpia te shitet dhe t’i blejmë asaj banesë. Ky ka qenë një konflikt qe ajo e ka krijuar për vite me radhë duke na shoqëruar të gjithë vëllezërve me radhe në polici, arsyeja gjithmonë e njëjtë, rrahje. Trashëgimia nuk I mohohet askujt.

Motra ime nuk është në gjendje të mirë emocionale për shkak se jeta e saj nuk është ashtu siç ajo ka dëshiruar dikur. Për shkak të luhatjes emocionale dhe psikike ajo i ka larguar edhe fëmijët nga shtëpia,.. ajo e ka shoqëruar edhe djalin e saj disa herë në polici me arsyen se po I ushtron dhunë psikike… Pra ajo na shoqëron në polici kohë pas kohë të gjithëve…Unë kam kërkuar nga mediet të mos e publikojnë rastin sepse nuk I dihet, mund edhe ata të përfundojnë në polici për ndonjë akuzë… Nuk mund të lejoj të njollosem në këtë moshë nga disa portale të cilët paguhen vetëm për klikime. Kërkoj një maturi nga të gjithë ju.

Gjatë karrierës time kam puna gjithmonë në ngritje të të drejtave dhe barazive gjinore. Kam kritikuar përmes skeçeve të mia mos prezencën e gruas ne punë dhe familje. Unë si baba I tre vajzave nuk do ta bëja kurrë një gjë aq të ulët, më vjen zor edhe ta shkruaj…

Për hirë të opinionit, dashamirësve dhe familjareve të cilët janë shqetësuar aq shumë e ndjeva të obligueshme te sqarohem përpara jush”.