Vokrri: Pavarësisht vështirësive, arritëm triumfin në FIFA

30

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se pranimi i Kosovës në FIFA ka shënuar përfundimin me sukses të një kapitulli të radhës.

Vokrri këto komente i bëri në një konferencë për media, ndërsa përmendi edhe disa nga vështirësitë që ka pasur FFK-ja në kongresin e FIFA-s, transmeton KP.

“Ju i dini vështirësitë në kongresin e fundit të FIFA-s, ku përkundër rezultatit bindës falë shteteve që kanë qenë pro pranimit tonë, vështirësia ka qenë tek kundërshtarët që kemi, por, kemi qenë vigjilentë dhe ia kemi dalë”, tha ai.