Kryetari Veliu mbolli lule në Parkun e Qytetit

54

 

Ka filluar realizimi i projektit për mbjelljen e luleve në Parkun e Qytetit dhe në hapësirat e tjera të gjelbra në Podujevë. Ky projekt u nis me mbjelljen e disa luleve nga Kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu.

 Në kuadër të mirëmbajtjes së Parkut të Qytetit dhe hapësirave të tjera të gjelbëruara në qytet, në Podujevë edhe sivjet po realizohet projekti për mbjelljen e luleve.

 

Me këtë rast kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu tha se Komuna e Podujevës në vazhdimësi po i shton aktivitetet që kanë për qëllim ruajtjen dhe kujdesin ndaj ambientit

 

“Kujdesi për ambientin dhe krijimi i sa më shumë hapsirave të gjelbëruara vazhdon të mbetet prioritet në projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit në komunën tonë. Ne, përveç mbjelljes së luleve, ditë më parë kemi realizuar edhe aktivitete të pastrimit të ambientit për Ditën e Tokës. Gjithashtu jemi në përgatitje të një aksioni të madh për pastrimin e ambientit, i cili do të mbahet ne fund të muajit”, tha kryetari Veliu, pasi mbolli disa lule në Parkun e Qytetit.

 

Ndryshe, Komuna e Podujevës, çdo vit nga buxheti i saj ndan mjete për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara.

 

 

Podujevë, 16.05 2016

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

 

Bujar Gimolli

Zyrtar për Informim
 
Komuna e Podujevës
Zyra pë Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
+377 (0) 44 39 39 93
+381 (0) 38 570 233
rr. Zahir Pajaziti
11000, Podujevë
Republika e Kosovës
Please consider environm