Mustafa: Zhvillimi ekonomik i lidhur direkt me shtetin ligjor

38

Kryeministri Isa Mustafa, në fjalimin e tij në konferencën e nivelit të lartë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës, ka thënë se zhvillimi ekonomik është i lidhur drejtpërdrejtë me shtetin ligjor.

Mustafa tha se MSA-ja është marrëveshje e mirë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Kosova e ka konfirmuar dhe është e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, duke u zotuar për reformat e shumta”, ka thënë Mustafa, raporton Koha.net.

Përmes MSA-së, Mustafa tha se Kosova do të ketë qasje në tregun e gjerë evropian.

Kryeministri tha se Kosova është e interesuar që të gjejë zgjidhje përmes dialogut për çdo problem, dhe tha se këtë e kemi dëshmuar në dialogun e me fqinjët.

Më tej, kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se produktet e Kosovës, me disa përjashtime, do të eksportohen në shtetet e BE-së pa asnjë tarifë doganore, ndërsa theksoi se edhe Kosova do të krijoë lehtësira.

Ai u shpreh i bindur se MSA-ja nuk do të ndikojë negativisht në buxhetin e Republikës së Kosovës, ndërsa theksoi se MSA-ja e afron Kosovën me BE-në.

 

koha