SEVILLA shkruan historinë, fiton Europa Leaguen për të tretin vit radhazi, Liverpooli mbetet jashtë Ligës së Kampionëve (Video)

32

Sevilla ka arritur ta fitojë për të tretin sezon radhazi Europa League, duke e mposhtur në finale Liverpoolin me rezultat 3:1.

Ndeshja e zhvilluar në ‘St. Jakob-Park’, dhuroi emocione të mëdha në të dy pjesët, pasi që Liverpoolit pati epërsinë në pjesën e parë, të cilën nuk arriti ta ruaj në pjesën e dytë.

Spanjollët e Sevillas që u bën skuadra e parë që fitojnë tre herë radhazi Europa Leaguen, tani kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, edhe pse në La Liga kanë përfunduar të shtatët në tabelë.

Të Kuqtë nga Liverpooli, kishin iniciativën në minutat e parë të ndeshjes, përballë spanjolleve që ishin mirë të organizuar në mbrojtje.

Goditja e parë në portë erdhi në minutën e 8’, kur Emre Can provoi nga largësia, por i vëmendshëm u tregua portieri i Sevillas.

Në minutën e 15’, Liverpooli pretendoi në penallti kur Carrico luajti me dorë ne zonën e rreptësisë, por kështu nuk mendoi gjyqtari Eriksson.

Një mundësi të mirë skuadra e Kloppit e pati edhe në minutën e 24’, kur Sturridge u gjet para portierit të Sevillas, i cili edhe i ndali goditjen, për të mbetur rezultat 0:0.

Por pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 35’, anglezi Sturridge arriti të kaloi në epërsi Liverpoolin, kur shënoi një gol tejet të bukur.

Image

 

Në minutat në vazhdim të pjesës së parë, Liverpooli vazhdoi të dominonte Sevillën, duke u treguar skuadër shumë më e rrezikshme.

Pjesën e dytë e nisi furishëm skuadra e Sevillës, që pas 15 sekondave arriti të barazoi rezultatin pas një kundërsulmi të nisur.

Ishe sulmuesi Gameiro që realizoi për 1:1.

E Gamerio në minutën e 60’, ka mundur lehtë të kaloi për herë të parë Sevillën në epërsi, por goditja e tij nga afërsia u prit nga Mignolet.

Barazimi i dha zemër skuadrës së Sevillës, që shpeshtoi sulmet drejt portës së Liverpoolit, dhe nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, me anë të Coke.

Coke fillimisht në minutën e 64’ kaloi për herë të parë spanjollët në epërsi, ndërsa në minutën e 70’ shënoi edhe golin e tretë, për 3:1.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Sevilla fiton Europa Leaguen për të pestën herë në histori të klubit./Indeksonline/