MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR LUFTIMIN E TERRORIZMIT

16

Me 59 vota për, 4 abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

​Me 59 vota për, 4 abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave Abdullah Hoti, tha se lufta kundër terrorizmit, lidhet ngushtë me programin e qeverisë, i cili parasheh qasje pro-aktive për bashkëpunim ndërkombëtar, për parandalimin e pastrimit të parave.

Ai tha se bashkëpunimi dhe ndërveprimi, më i mirë me policinë dhe prokurorinë është jetik.

Ndërsa, Naser Osmani tha se avancimi i kornizës ligjore për miratimi i këtij ligji, është lidhur me kërkesat e dala nga MSA. Safete Hadergjonaj nga grupi parlamentar i PDK së, tha se plotësim ndryshimi i ligjit, është bërë me qëllim të evitimit të parregullsive në luftën e terrorizmit dhe parandalon tregu financiar nga keqpërdorimet për qëllime të financimit të terrorizmit.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar në parim edhe projektligjin për Akademinë e Drejtësisë dhe projekligjin për patentë shofer./KosovaPress