Kryetari Veliu priti ambasadoren gjermane,nuk ftohen mediat

28

 

KK e Podujevës, vazhdon të injoroi mediat lokale duke mos i ftuar në takimet që kryetari i komunës i ka me zyrtarët të ndryshem që vijne nga viset e Kosovës,rasti i  fundit është takimi i sotëm me ambasadoren VIETS,në vazhdim ju sjellim shkrimin e dërguar nga zyra për informim e KK të Podujevës.

——————————————————————————————–

Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, znj, Angelika Viets

Në takimin e sotëm në mes të kryetarit të Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu dhe ambasadores gjermane znj.Angelika Viets u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë nxitjen e investimeve nga bizneset gjermane në komunën e Podujevës.

Kryetari Veliu u shpreh i kënaqur për vizitën dhe tregoi gatishmërinë për bashkëpunim në çdo kohë me investitorët evropianë, e me theks të veçantë nga Gjermania.

“Bashkë me kryeministrin Isa Mustafa kam marrë pjesë në disa takime, gjatë vizitave që kemi pasur në Gjermani dhe, së bashku me të, gjithmonë kemi shprehur interesim për sjelljen e investitorëve nga Perëndimi, me theks të veçantë nga Gjermania, duke pesë për bazë kulturën e punës dhe zhvillimin ekonomik që e përfaqëson ky vend i fuqishëm evropian”, tha Kryetari Veliu

Ndërsa duke iu referuar kushteve që ofron Komuna e Podujevës për investitorët e huaj, kryetari Veliu tha se Podujeva është komuna që krijuar më së shumti lehtësira për investitorët potencialë.

Ambasadorja Viets shprehu kënaqësinë që po qëndron për vizitë në një komunë, për të cilën tha së ka veçori dhe potenciale të rëndësishme. Ajo shprehu angazhimin e saj të plotë për rritje të bashkëpunimit me qëllim të krijimit të sa më shumë kontakteve në mes investitorëve potencialë dhe institucioneve lokale në Podujevë.

Ambasadorja Viets foli edhe për sukseset e fundit të Republikës së Kosovës, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), për të cilën tha se do të krijojë lehtësira për bizneset kosovare që produktet e tyre t’i nxjerrin ne tregun evropian.

shënim :*

Titulli i shkrimit është shënuar nga Radio Vizioni

Podujevë, 19.05. 2016

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim