Mjeku nga Kosova që bëri 13 mijë operacione në Gjermani (VIDEO)

35

Djaloshi nga Peja që në moshën tetëvjeçare ëndërronte të bëhej human, andaj zgjodhi profesionin e mjekut. Tani Halil Krasniqi në Gjermani është mjeku, i cili ka kryer 13 mijë operacione të sëmundjeve vaskulare

Me një përvojë prej 18 vjetësh, me 13 mijë operacione të kryera, doktori kosovar Halil Krasniqi po shpëton jetët e pacientëve me sëmundje vaskulare në Gjermani, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Djaloshi nga Peja që në moshën tetëvjeçare ëndërronte të bëhej human, andaj zgjodhi profesionin e mjekut dhe arriti që në një shtet të huaj si Gjermania të vendoset në pozicionin e shefit të një klinike me 36 krevate dhe 26 bashkëpunëtorë, për shkak të aftësisë profesionale të tij, ku edhe i është besuar kjo kompetencë.