480 deri 624 euro mëditje për një ditë angazhim në Bordin e AKP-së

26

Anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë përkujdesur për t’ia dyfishuar të hyrat vetes, për punën e tyre që bëjnë në këtë agjenci.

Dyfishimin e të hyrave ata e kanë bërë vetëm 5 muaj pasi janë votuar nga Kuvendi i Kosovës.

Anëtarët e Bordit të AKP-së nuk marrin pagë, por vetëm kompensim për ditët e angazhuara në këtë institucion.

Anëtarët e Bordit të AKP-së kanë votuar, në mbledhjen e muajit prill, për dyfishimin e shumës që ata përfitojnë për pjesëmarrjen në Bordin e AKP-së. Aktualisht secili drejtor merr të paktën 2 mijë e 880 euro në muaj. /Telegrafi/