De Biasi, Januzajt: Na shiko në TV nga kolltuku!

47

Adnan Januzaj padyshim që ka bërë gabimin më të madh në jetë që refuzoi fanellën e Kombëtares së Shqipërisë për të zgjedhur atë të Belgjikës.

Një ironi të madhe me lojtarin ka bërë edhe trajneri i Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi.

I pyetur në televizionin “News 24” nëse Januzaj është penduar që nuk pranoi të luante me Shqipërinë, De Biazi dha këtë përgjigje:

“Januzaj nuk është grumbulluar me Belgjikën në Europian. Do të rrijë duke e parë ndeshjen në TV nga kolltuku. Ai mund të kthehet nga Kosova tani, mund të jetë nga të parët që mund ta bëjë këtë”,-deklaroi De Biazi.