Dialogu nuk vazhdon pa zbatimin e marrëveshjeve (Video)

36

Përfaqësues nga Kosova e Serbia u takuan në Bruksel gjatë këtij viti jo për të rënë dakord për tema të reja, por për të shtyrë përpara zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Moszbatimi i marrëveshjeve, sipas palës vendëse thuhet se ka ardhur nga pala serbe. Për këtë çështje u takuan grupet punuese në kuadër të dialogut.

Pos tyre, edhe vet kryeministrat u takuat më 27 janar për të biseduar për zbatim të marrëveshjeve të arritura, por dhe për temat e reja dialogut.

Takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete e me deklarime kundërthënëse nga të dyja palët.

Por, tash kur pritet që të dyja vendet të kalojë në fazën tjetër të dialogut, Kosova do të kushtëzoj vazhdimin e tij.