Gruaja e moshuar bie në bunar, shpëtohet nga një person dhe Policia e Kosovës

157

Në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Llaushë të Podujevës, një grua e moshuar kishte rënë në pusetë (bunar) e që dyshohet se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Nuk ka shkuar pak minuta, Shemsi Sadiku, një komshinj i saj, me ndihmën e PK-së ka shpëtuar atë duke e tërhequr nga bunari

Sadiku tregon se pasi ka parë gruan në bunar kishte njoftuar menjëherë organet e rendit.

“Po, e kam thirr menjëherë policinë dhe ata pastaj kanë ardhur. Policia më ka ndihmuar duke më lidh në mes dhe pastaj e kemi kap personin”, thotë ai.

Ndërkohë, raportohet se gruaja tani është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar rastin e hedhjes në bunar të kësaj gruaje nga fshati Llaushë.

“Rreth orës 8:30 kemi marrë informacion se në fshatin Llaushë një grua e moshuar ka rënë në puset (bunar). Brenda intervalit shumë shkurt, njësia policore ka qenë në vendin e ngjarjes edhe me ndihmën e një qytetari e ka lëshuar poshtë qytetarin dhe gruaja e moshuar është nxjerr nga puseta. Në vend të ngjarjes është ofruar ndihma mjekësore dhe për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë ai.

blob:https%3A//www.facebook.com/1cf3341b-dfb5-42b3-920c-36319ecdf60b