Ja çfarë moti do të kemi në pesë ditët e ardhshme

39

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët në vazhdim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat nga dita e martë e deri të enjten, vende- vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

Në një njoftim për media, nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 18 e 26 gradë celsius.

“Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet më tej në njoftim./KosovaPress/